Tayna “shuan” kurreshtjen për djalin misterioz, poston foto me të

Tayna është njëra ndër reperët më të suksesshme shqiptare.

ShowBiz

25/05/2022 12:40

Ajo së fundi u komentua shumë për një foto e cila qarkulloi në media, shkruan lajmi.net.

Reperja teksa ishte në Zvicër, u pa krah një mashkulli.

Lidhur me këtë një reagim e ka bërë edhe vet këngëtarja në një postim të shpërndarë në ‘InstaStory’.

Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet me DJ Dust dhe mashkullin me të cilin u fotografua, i cili njëherësh është pjesë e ekipit të tyre.

“Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe djemtë në fjalë./Lajmi.net/