Tavakoli: Si mundet që një burrë që pranoi humbjen e zgjedhjeve në vitin 2000 të tentonte të fitonte kontroll mbi Kosovën? ZPS s’ka pikë dëshmie

Pas avokatit Lluka Misetiq, fjalën mori avokatja mbrojtëse e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli. Avokatja Tavakoli ndër të tjerash deklaroi se ZPS-ja tentoi që ta nxjerrë Hashim Thaçin fajtor pa pasur prova, e dukë rënë shpesh herë në kundërshtim me provat që paraqisnin. “Si është e mundur që klienti ynë që asokohe i kishte vetëm 29…

Lajme

11/02/2026 13:53

Pas avokatit Lluka Misetiq, fjalën mori avokatja mbrojtëse e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli.

Avokatja Tavakoli ndër të tjerash deklaroi se ZPS-ja tentoi që ta nxjerrë Hashim Thaçin fajtor pa pasur prova, e dukë rënë shpesh herë në kundërshtim me provat që paraqisnin.

“Si është e mundur që klienti ynë që asokohe i kishte vetëm 29 vjeç atëherë t’i ketë gënjyer ata. Sipas kësaj, qeveria e përkohshme ka qenë një prej përpjekjeve. Thaçi ka mbajtur pozicioni e kryeministrit por çfarë kompetencë reale kishte ai që të realizonte një plan të përbashkët për të pasur kontroll mbi Kosovën, atëkohë kur komuniteti ndërkombëtar s’e njihte një pozicion të tillë. Ai s’mund ti dërgonte as një letër UNMIK-ut në atë pozicion që kishte, sepse këto letra ia kanë kthyer mbi bazën e një politike zyrtare. Siç ka dëshmuar Duncan ai s’mund ta nënshkruante marrëveshjen për demitralizimin e UÇK-së duke përdorur titullin e kryeministri sepse nuk e pranonin dhe s’ishin të gatshëm të njihnin Kosovën e atë si udhëheqës të Kosovës. Pra një titull për një shtet që s’ekzistonte fare. ZPS-ja pretendon se Thaçi ka bërë emërime politike. Megjithatë ZPS-ja nuk ka vërtetuar përtej dyshimi të arsyeshëm që ai personalisht ka nxjerrë ligje dhe dekrete të Qeverisë së përkohshme të qeverisë civile.Në paragrafin 44 të dosjes së ZPS, ZPS i referohet dokumenteve shtesë të atyre që janë elaboruar. Këto dokumente të reja në thojza nuk e qojnë Prokurorinë asgjëkundi”,deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.

Tavakolli tha se asnjë nga dekretet e qeverisë së përkohshme s’është nënshkruar nga Thaçi dhe asnjë prej raporteve të organizatave ndërkombëtare që lidhen me qeverinë e përkohshme e që kanë të bëjnë me taksat e tatimeve nuk e përmendin Hashim Thaçin dhe s’kanë asnjë përfshirje të tij dhe asnjë prej raporteve nuk e përmend veprimet e vetëqeverisë së përkohshme.

“Emërimet e përfshira dhe të bëra janë të pabazuara gjithashtu do ju referonim që të shihni provën…Në çdo rast sa i takon emërimeve në fjalë, Prokuroria nuk ka vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm pra s’ka dëshmuar se ka pasur raportime apo urdhra të dhënë nga Thaçi për personat e emëruar apo e kundërta. S’ka fare prova as për pjesën ku thuhet se Thaçi kishte emëruar kryetar komunash, pra ka vetëm fjalë që dikush kishte thënë. E këto emërime në vetvete s’ishin krime e as aspekte kriminale.Është e rëndësishme që të kujtohet se të paktë ka pasur 3 qeveri në Kosovë asokohe. Qeveria e përkohshme, Qeveria e Bukoshit dhe Zyra e Qeverisë Serbe apo jugosllave në Prishtinë.Asnjë nga to s’ishte ligjore me 1244, por Prokuroria nuk pretendon se ato ishin por thotë se LDK-ja ishte viktimë e NPK-së.Prokuroria e ka të vështirë të dëshmojë se kur ka qenë Thaci me rol dhe i vërtetë. Pra diku thuhet se ai po tentonte të merrte kompetenca politike, që s’i kishte asokohe”,shtoi avokatja.

“Kryeministër ishte një titull, nuk ishte shtysë përmes së cilës Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale [term që ZPS-ja përdor në aktakuzë për t’iu referuar të akuzuarve dhe disa ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së] mund të jetësohej”, tha ajo.

Tavakoli tha se fillimisht, në ditët e para të UNMIK-ut, Thaçi kishte konkurruar me këtë institucion për pushtet, por më pas e pranoi autoritetin e kësaj administrate dhe bashkëpunoi me të.

Ajo ngriti pyetjen se si Thaçi synonte të merrte nën kontroll Kosovën, kur ai ishte pajtuar për çarmatosjen e UÇK-së, pranoi të bashkëpunonte me UNMIK-un, kishte pranuar humbjen në zgjedhje pasluftës deri më 2007, kur i fitoi ato.

“Si është e mundur që një burrë që pajtohet të demilitarizojë UÇK-në e punon në mënyrë konstruktive me UNMIK-un pas luftës në tetor 2000 pranoi humbjen në zgjedhje dhe vazhdoi të punonte fortë derisa i fitoi zgjedhjet në vitin 2007, si mundet që një person i tillë të dukej që tentonte të fitonte kontroll mbi Kosovën?”, shtoi ajo.

Në fund avokatja tha hapur se “Ne mendojmë se ky s’është rasti dhe se ZPS-ja nuk është bindëse në atë që thotë dhe se nuk ka pikë dëshmie në argumentet e veta”./Lajmi.net/