Mbrojtja e ripërsëritë se Thaçi është i pafajshëm: UNMIK-u ishte i vetmi organ që mund të ndëshkonte krimet, Thaçi s’mund të ndëshkonte

Mbrojtësja e Thaçit, Nina Tavakoli, foli për pretendimin e ZPS-së se Qeveria e përkohshme u përdor si mjet nga të akuzuarit për të ekzekutuar “një plan të përbashkët kriminal”. Kurse pas pushimit, avokatja Nina Tavakoli foli kundër pretendimeve të Prokurorisë se Thaçi ishte në dijeni dhe nuk kishte vepruar për të ndëshkuar apo parandaluar krimet…

Lajme

11/02/2026 15:32

Mbrojtësja e Thaçit, Nina Tavakoli, foli për pretendimin e ZPS-së se Qeveria e përkohshme u përdor si mjet nga të akuzuarit për të ekzekutuar “një plan të përbashkët kriminal”.

Kurse pas pushimit, avokatja Nina Tavakoli foli kundër pretendimeve të Prokurorisë se Thaçi ishte në dijeni dhe nuk kishte vepruar për të ndëshkuar apo parandaluar krimet e kryera në verën e vitit 1999.

Tavakoli tha se përgjegjës për ndjekjen e këtyre krimeve atëbotë ishte UNMIK-u dhe Thaçi krejt çfarë mund të bënte, si kryeministër i Qeverisë së përkohshme, ishte të fliste për to dhe ai ka folur.

Ajo shtoi se Thaçi ka bërë thirrje për tolerancë, ka kërkuar që serbët të mos largohen nga Kosova dhe kjo e ka ekspozuar, pretendoi ajo, ndaj rreziqeve personale dhe politike.

“S’do përsëris atë që është thënë por ZPS-ja nuk ka vërtetuar se Thaçi ka pasur dijeni për krimet në verën e 1999 e ka ditur diçka në vija të përgjithshme.Ose që Thaçi ka pasur kontroll efektiv sa të mund t’i kishte parandaluar këto krime. Të martën Prokuroria theksoi një takim të 27 korrik 1999 ku Thaçi u përshkrua si person që nuk iu përgjigje çështjes së penaliteit, pra për çështjet e krimeve të ushtrisë që theksohet që kanë ndodhur. Pas rezolutës 1244, UNMIK-u ka qenë i vetmi organ që mund të ndëshkonte krimet, nuk mundi Thaçi të ndëshkonte krimet.Ai mund të fliste dhe ai ka folur. Transkripritet gjyqësorë janë të mbushura plot me prova ku Thaçi ka folur kundër dhunës në Kosovë e gjithashtu ka marrë masa konkrete ku ka përdorur influencën e tij për të qetësuar protestat në Mitrovicë e bashkë me Kuschner i ka vizituar ata”,deklaroi avokatja , transmeton lajmi.net.

Tavakoli përmendi edhe dëshminë e Covey dhe Clark.

“Ai ka vizituar edhe viktimat serbe bashkë me Kouchner, për këtë ka dhënë dëshmi edhe Covey”.

Ajo tha se mendojnë se pse vazhdoi dhuna pavarësisht thirrjes së Thaçit për tolerancë, ishte pikërisht se ai se kishte pushtetin ndaj këtyre kryesve.

“Covey ka qenë i qartë kur tha që nuk ishte thjesht sinjalizim sepse ky kishte rrezik të madh personal dhe politik sepse Thaçi po ekspozohej. Sipas nesh, këto deklarata dhe veprimet e Thaçit të cilat Clark i konsideroj të sinqerta, shtojnë më tej dyshimet nëse ai vërtetë kishte synime të merrte kontrollin në Kosovë duke kryer krime. A ka ndodhur kjo se po kryheshin krime nga ish-ushtarët e UÇK-së, grupet e organizuara kriminale apo refugjatët që ktheheshin në vendin e tyre këto s’mund ti diskutojmë dhe SPZ-ja s’mund të thotë se Thaçi kishte kontroll mbi ta. Kjo ishte edhe pikëpamja e NATO-s, apo siç u shprehën dëshmitarët Clark dhe të tjerë. S’mund të thoni se Thaçi mund t’i parandalonte ato, kishte apo nuk kishte ai dijeni për to. Prandaj ZPS-ja nuk ka vërtetuar se Thaçi e ka përdorur qeverinë e përkohshme të realizonte planin e përbashkët kriminal të strukturuar”./Lajmi.net/