Taulant Xhaka feston me këngë të Noizyt (Video)
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, është parë duke festuar me plot krenari ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Serbi. Këtë festë po e bënte në shoqërimin e këngës "Ca i bonet vetes" nga Noizy me Gold AG.

ShowBiz
Taulant Xhaka ishte njëri nga protagonistët e ngjarjes së ndodhur mbrëmë në stadiumin e Partizanit të Beogradit midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Ai vrapoi të e mbronte flamurin e Shqipërisë në hartën e Shqipërisë Etnike kur po ulej poshtë nga lojtari i Serbisë, nuk u frikësua para 12 lojtarëve të kombëtares serbe si dhe u largua i fundit dhe i vetëm pa iu trembur syri drejt zhveshtoreve.
E gjithë kjo si duket i ka dhënë edhe më shumë zemër, shkruan lajmi.net. Në një video të postuar në profilin e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, shihet Xhaka duke kënduar me gjithë zemër një këngë të këtij të fundit, si dhe duke e treguar ikonën kuq e zi me plot krenari.
Për më shumë, ndiqeni videon: