Taulant Kelmendi i VV-së i ofron bashkëpunim AAK-së në Pejë: Koha e pazareve politike duhet të marrë fund
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi, ka bërë të ditur sot se i ka dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të degës së AAK-së në Pejë, Dr. Ali Berisha, në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në një postim në rrjetet sociale, Kelmendi ka…
Lajme
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi, ka bërë të ditur sot se i ka dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të degës së AAK-së në Pejë, Dr. Ali Berisha, në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në një postim në rrjetet sociale, Kelmendi ka theksuar se qyteti i Pejës “nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit” dhe se Vetëvendosje është e gatshme të marrë përgjegjësi për qeverisjen lokale, raporton lajmi.net
“Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit, prandaj jemi transparent në këtë rrugëtim. Qyteti ynë meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve,” ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë i tij:
Sot, si kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës, i kam dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të AAK në Pejë, Dr. Ali Berisha.
Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit prandaj jemi transparent në këtë rrugëtim. Qyteti ynë meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme të marrë përgjegjësi për Pejën dhe të vendosë në qendër punën, drejtësinë dhe qytetarin. Koha e varësisë nga pazaret e fshehta me Gorazhdecin dhe Listën Serbe duhet të marrë fund.
Më 9 nëntor fiton Peja, sepse jemi BASHKË me qytetarët që e votuan ndryshimin!
