Taulant Balla i kërkon Lulzim Bashës që të shkojë në Hagë
Taulant Balla kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, deklaron se kreu i opozitës atje Lulzim Basha, ka marrë kasetën që dëshmon masakrën serbe në Krushë të Madhe, të cilit po i kërkon t’ia kthejë banorëve të Krushës.

Lajme
Balla thotë se kushdo që posedon material për krimet monstruoze të serbëve, duhet të jemi një zë dhe t’i ritregojmë edhe njëherë botës për krimet që Serbia i ka kryer.
Tutje, ai thotë se Lulzim Basha mund të shkojë si dëshmitar në Gjykatën Speciale.
“Basha e ka luksin të dijë më shumë seç di unë, nëse të dilte dëshmitar në Hagë…”, tha Ballan në T7.
“Nëse unë të isha në vend të Bashës dhe të kisha punuar pastër në dobi të hetimeve do të kisha shkua me dëshirë”, shtoi ai.
Balla u shpreh i bindur se UÇK nuk ka kryer krime lufte, teksa e përjashtoi historinë e Shtëpisë së Verdhë.
“E përjashtoj historinë e Shtëpisë së Verdhë se është temë për filma të NETFLIX. UÇK nuk ka kryer krime lufte, jemi detyrua me luftua serbin sepse serbi ka ardhur në Kosovë me i pushtua trojet tona. Lulzim Basha, të na kthejë kasetën popullit të Krushës”, tha Balla ndër të tjera.
Ndryshe, Balla deklaron se Milaim Bellanica, i mbijetuar prej masakrës së Krushës së Madhe, deklaron se kasetën me provat filmike të masakrës ia dorëzoi Lulëzim Bashës.
“Ripërsëris thirrjen për Lulezim Bashën të përgjigjet sot ku e ka fshehur këtë kasetë filmike dhe t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë”, ka shkruar edhe në profilin e tij në Facebook, Balla.