Tatum dhe Beal dhurojnë 500 mijë dollarë së bashku – ndihmë kundër Covid19 për St.Louis

Dy yjet e NBA kanë bashkuar forcat për të bërë një gjest të madh.

Sport

06/04/2020 22:30

Jayson Tatum i Boston Celtics dhe Bradley Beal i Washington Wizards janë bërë bashkë për të dhuruar një donacion të madh, për luftën kundër Covid-19.

Tatum dhe Beal kanë ndarë nga 250 mijë dollarë secili për të ndihmuar vendlindjen e tyre, St.Louise, transmeton lajmi.net.

Tatum dhe Beal nuk janë lojtarët e vetme nga liga e NBA që kanë kontribuuar në luftën kundër pandemisë.

Emra si Joel Embiid, Stephen Curry, Kyrie Irving e Anthony Davis janë disa të tjerë që kanë treguar bujarinë e tyre.

ShBA tashmë është vendi më i goditur nga Covid19, dhe sezoni në NBA rrezikon të anulohet krejtësisht. /Lajmi.net/