Tatuazhi i veçantë i Bersant Celinës në krahun e majtë

Bersant Celina tregoi edhe njëherë klasin, vizionin, kreativitetin dhe inteligjencën e tij në ndeshjen e mbrëmshme.

Sport

15/10/2019 11:19

Celina padyshim ishte faktor kyç në fitoren 2-0 ndaj Malit të Zi, ndërsa ka dhuruar vazhdimisht përformanca të jashtëzakonshme.

Gjithsesi, as ylli i Swanseas nuk i ka shpëtuar kritikave më herët – por për të ato ishin jashtë fushës së futbollit, shkruan lajmi.net.

Celina ka dhënë rrallë intervista dhe ato i ka bërë në gjuhën angleze, çka ka zgjuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Por për ta treguar dashurinë e madhe për vendin e tij, ai ka një tatuazh në dorën e majtë me shqiponjën me dy krena që e mban tash e disa vite.

Celina ishte një nga futbollistët e parë që zgjodhi të luante për Kosovën, kur kishte mundësinë të zgjedhte mes Norvegjisë dhe Shqipërisë.  /Lajmi.net/