Tatuazh për het-trikun e Eto’os

Një tifoz i Chelseas rrezikon të përballet me dhimbje më të mëdha se menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes pasi premtoi se do të bëjë tatuazh fytyrën e Samuel Eto’os nëse sulmuesi realizon het-trik. Një përkrahës i gjigantit londinez – i njohur në Twitter si Danny Does – bëri zotimin para fitores së Chelseas 3:1…

Sport

20/01/2014 07:00

Një tifoz i Chelseas rrezikon të përballet me dhimbje më të mëdha se menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes pasi premtoi se do të bëjë tatuazh fytyrën e Samuel Eto’os nëse sulmuesi realizon het-trik.

Një përkrahës i gjigantit londinez – i njohur në Twitter si Danny Does – bëri zotimin para fitores së Chelseas 3:1 ndaj kampionit në fuqi të dielën ku ylli kamerunas realizoi të tre golat.

Eto’o e shpagoi besimin e menaxherit Jose Mourinho i cili e inkuadroi në formacionin bazë në vend të Fernando Torresit.

Mirëpo i solli ‘Danny Does’ të gjorë një bilanc të ngjashëm me tifozin e Chelseas i cili përfundoi me një tatuazh të mesfushorit John Obi Mikel në prapanicën e tij, për shkak të një premtimi të njëjtë në rast të golit të nigerianit kundër Derbyt në FA Cup, që edhe ndodhi.

Danny duket se do ta mbajë premtimin. Mezi presim të shohim rezultatin.