Tasholli: Specialja po e sulmon Kosovën nën brez
Ismail Tasholli, themelues i platformës Liria ka Emër ka reaguar rreth ligjëratave nga Gjykata Speciale me nxënës në Kosovë. Në një postim në Facebook, ai tha se kjo gjykatë po e sulmon Kosovën nën brez. “A guxoni k’shtu në vendet e ju’ja prej kah vini????” Ai ironizon më tej pasojat e një qasjeje të tillë,…
Lajme
Në një postim në Facebook, ai tha se kjo gjykatë po e sulmon Kosovën nën brez.
“A guxoni k’shtu në vendet e ju’ja prej kah vini????” Ai ironizon më tej pasojat e një qasjeje të tillë, duke paralajmëruar për rrezikun e normalizimit të narrativave që, sipas tij, e përmbysin të vërtetën historike: “Tash ka mbetë veç edhe ni hap ‘logjik’, të vendoset fotografia e Millosheviçit nëpër shkolla ‘për edukim historik’ dhe të organizohet ni ekskursion për nxënës nëpër Serbi, ku ligjëratën për luftën ua mban Shesheli.”
Sipas Tashollit, problemi thelbësor qëndron te mënyra se si po prezantohet drejtësia dhe historia
“Kur narrativat shtramohen deri n’këtë nivel, kufini i absurditetit zhduket. Kështu doket ‘drejtësia’ kur shndërrohet në projekt politik. Kur historia rishkruhet ‘me ftesa zyrtare’ dhe PowerPoint.”
Ai theksoi mes tjerash se përgjigjja nuk do të mungojë dhe se do të vijë nga vetë qytetarët:
“Kismet ni përgjigje ua jep qytetaria me 17 Shkurt.”
Platforma Liria ka Emër ka organizuar protestën e radhës në mbështetje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë, e cila mbahet më 17 shkurt.