Tasholli: Qeveria për gjashtë muaj i ka realizu vetëm 9% të investimeve që i ka planifiku

Analisti i njohur kosovar, Ismail Tasholli ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti sa i përket realizimit të projekteve që kishte premtuar. “Për gjashtë muaj i ka realizu vetëm 9% të investimeve që i ka planifiku. Katër ministri nuk e kanë harxhu asnjë cent për investime kapitale. Kjo na bën me dije që shteti e ka ba…

Lajme

21/08/2022 14:51

Analisti i njohur kosovar, Ismail Tasholli ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti sa i përket realizimit të projekteve që kishte premtuar.

“Për gjashtë muaj i ka realizu vetëm 9% të investimeve që i ka planifiku. Katër ministri nuk e kanë harxhu asnjë cent për investime kapitale. Kjo na bën me dije që shteti e ka ba plan me i investu ato pare, po i ka lanë nihere me nejt”, shkruan Tasholli.

Më poshtë e gjnei postimin e plotë të Tashollit:

Nëpër cilat faza zhvillimore po kalon Qeveria Kurti.

Shpesh mund ta shfrytëzojmë Frojdin për disa hapësira të reja interpretative sa i përket relacionit të politikës me individin, apo edhe me shoqninë, për mënyrat e zgjedhura të një organizimi të vetvetes dhe të tjerve.

Frojdi përshkrun disa faza të zhvillimit të seksualitetit dhe gjendjes emocionale te fëmijët, që më vonë, varësisht nga “trajtimi”, qendërzohen sa i përket krijimit të karakterit të individit. Si neuroza, kuptohet.

Në shpjegimin e fazës “anale” mund të gjejmë sinonime ngjarjesh ku “kursimtaria lidhet me dëshirën e fëmijës për të arritur kënaqësi duke mbajtur jashtëqitjet e tij sa më shumë që është e mundur; ashtu siç ka treguar Frojdi nga mitet, përrallat dhe legjendat, paraja dhe jashtëqitjet e njeriut shpesh bashkëshoqërohen me fraza si “fitime të ndyra” dhe “bythështrënguar”.

Psh, forma e organizimit politik e qujtun KOMUNIZËM, mund të rroket edhe me këtë pikëvështrim, ku fukaraja bëhet vlera qendrore e ligjërimit dhe kursimi një ndër format e organizimit ekonomik.

Shumë vjet, te na, pokshtu nër ”organizimin socialist”, është demonizu i pasuri, është lavdu fukaraja.
Tani, Shteti jonë, për gjashtë muaj i ka realizu vetëm 9% të investimeve që i ka planifiku.
Katër ministri nuk e kanë harxhu asnjë cent për investime kapitale.

Kjo na bën me dije që shteti e ka ba plan me i investu ato pare, po i ka lanë nihere me nejt.

Pra, po kursen ose s’po është i aftë me harxhu.

Masi Qeveria jonë është me aftësi të pa kufizume, kursimi mbetet i vetmi shpjegim.
Nëse simptomat neurotike janë nevoja të ndrydhjes të shtysave seksuale perverse, atëherë Qeveria jonë me obsesionin për kursim është e karakterit “anal”.

E mos të harrojmë që “vështirësitë në zhvillimin seksual mund të shkaktojnë si rrjedhim probleme sociale” e besa edhe ekonomike.