Tashmë zyrtare: Divock Origi i bashkohet Milanit

Divock Origi i është bashkuar skuadrës së Milanit.

Sport

05/07/2022 16:33

Lajmin e konfirmoi vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjete sociale, transmeton lajmi.net.

Lojtari u transferua nga Liverpooli si lojtar i lirë këtë verë, pasi i skadoi kontrata me “Të Kuqtë”.

Synimet e tjera për “Rossonerët” janë Hakim Ziyech dhe  Charles de Ketelaere të cilët po kërkohen me ngulm nga kampionët italianë. /Lajmi.net/