Tashmë Kosova do të figurojë si shtet i pavarur në 697 bankat gjermane
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 697 bankave gjermane, Republika e Kosovës tashmë do të figurojë si shtet i pavarur. Ai tha se gabimi i përfshirjes së Kosovës si pjesë e Serbisë në platformat bankare nuk do të ekzistojë më, e gjithë kjo sipas tij falë reagimit masiv…
Lajme
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 697 bankave gjermane, Republika e Kosovës tashmë do të figurojë si shtet i pavarur.
Ai tha se gabimi i përfshirjes së Kosovës si pjesë e Serbisë në platformat bankare nuk do të ekzistojë më, e gjithë kjo sipas tij falë reagimit masiv dhe angazhimit diplomatik.
“Procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve të Volksbanken Raiffeisenbanken, ku Republika e Kosovës do të shfaqet si shtet i pavarur, do të zgjatë disa muaj dhe deri në prill të vitit 2025 do të përfundojë në tërësi”, tha ambasadori Ajeti, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Çfarë lajmi i mrekullueshëm! Pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, edhe në 697 banka tjera gjermane, të cilat janë pjesë e Volksbanken Raiffeisenbanken, Republika e Kosovës 🇽🇰 do të figurojë si shtet i pavarur në platformat e tyre.
Falë reagimit tuaj vigjilent dhe angazhimit tonë diplomatik, tani e tutje edhe ky gabim nuk do të ekzistojë më në platformat e Volksbanken Raiffeisenbanken, tek të cilat shteti ynë ose është lidhur gabimisht me Serbinë ose nuk ka ekzistuar fare në mesin e shteteve tjera, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse.
Procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve të Volksbanken Raiffeisenbanken, ku Republika e Kosovës do të shfaqet si shtet i pavarur, do të zgjatë disa muaj dhe deri në prill të vitit 2025 do të përfundojë në tërësi.
Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla. 🇽🇰 🇩🇪/Lajmi.net/