Tashmë edhe zyrtare, Maldini largohet nga AC Milan

Paolo Maldini edhe zyrtarisht është larguar nga ish-kampioni i Serie A, AC Milan. Legjenda e futbollit italian i ka dhënë fund aventurës si Drejtor Sportiv te skuadra “kuqezi”, shkruan Lajmi.net Mandati i Maldinit si pjesë e Milan përfundoi më datën pesë qershor. Në mediat italianë është diskutuar për emrin e legjendës shqiptare, Igli Tare që…

Sport

06/06/2023 17:44

Paolo Maldini edhe zyrtarisht është larguar nga ish-kampioni i Serie A, AC Milan.

Legjenda e futbollit italian i ka dhënë fund aventurës si Drejtor Sportiv te skuadra “kuqezi”, shkruan Lajmi.net

Mandati i Maldinit si pjesë e Milan përfundoi më datën pesë qershor.

Në mediat italianë është diskutuar për emrin e legjendës shqiptare, Igli Tare që mund ta zë pozitën e drejtorit te klubi nga qyteti i Milanos, por nuk ka asgjë konkrete.

Kujtojmë që Milan pati sukses me Maldinin sa i përket lojtarëve të transferuar dhe fitimit të kampionatit gjatë sezonit të kaluar./Lajmi.net/