Tash e tutje me sistem të ri, Murati: Arkat fiskale po bëhen dixhitale
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është bërë lansimi i sistemit të arkave nga hardwerike siç është aktualisht, në arka fiskale softwerike apo dixhitale. “Sot e bëmë edhe lansimin e sistemit të ri, duke demonstruar edhe live se si funksionon. Sistemi i ri që kemi ndërtuar mundëson komunikimin me ofruesit…
Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është bërë lansimi i sistemit të arkave nga hardwerike siç është aktualisht, në arka fiskale softwerike apo dixhitale.
“Sot e bëmë edhe lansimin e sistemit të ri, duke demonstruar edhe live se si funksionon. Sistemi i ri që kemi ndërtuar mundëson komunikimin me ofruesit e softwerit përmes API, që nënkupton hapjen e tregut, pra më shumë konkurrencë dhe rrjedhimisht edhe kosto shumë më të lirë të operimit”, shkroi ai në një postim në Facebook ku edhe e bëri njoftimin të ditur për opinionin publik.
Sipas njoftimit mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta.
“Sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiscal”, shkroi Murati./Lajmi.net