Tash e tutje Ferizaj mund të bëhet qyteti i biçikletave

Qytetarët e Ferizajt të cilët kanë biçikleta dhe kryejnë transportin personal me to, nga sot do të mund t’i parkojnë ato në lokacionet e caktuara publike pa pagesë.

Lajme

28/02/2019 20:21

Janë të rinjtë e organizatës Sky- klub, të cilët kanë vendosur që idenë e tyre për vend-parkingje të biçikletave në qendër ta bëjnë realitet.

Këta të rinj synojnë kështu t’i nxisin qytetarët që të përdorin biçikletat për transport, në këmbim të veturave që janë ndotë s të ajrit.

“Me mbështetjen e organizatave World Vision in Albania and Kosovo, GIZ dhe komunës së Ferizajt me kryetar Agim Aliu kemi arritur që një ide ta kthejmë në veprim afatgjatë. Duke qenë dëshmitarë të ndotjes së ajrit, dhe një numri të madh të aksidenteve me vetura, jemi mobilizuar që komunitetit të qytetarëve të Ferizajt, sidomos rinisë, të ju ofrojmë një zgjidhje. Pajisjen e zonave kryesore të qytetit me vend-parkime për biçikleta. Kjo në parim do ta rris vetëdijen e të rinjve për përdorimin e biçikletës si mjet transporti më ekologjik. Rrjedhimisht, ky realizim i projektit tonë përçon edhe mesazhin mbi rëndësinë e të kontribuuarit në komunitet. Të rinjtë e Kosovës mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri . Mjafton të mendoni për të mirën e përgjithshme, dhe të mobilizoheni aktivisht që të realizoni idetë e juaja”, thuhet në njoftimin e të rinjve që janë pjesë e organizatës World Vision.