Tash e tre vite jetojnë në veturë para objektit të Komunës së Gjakovës dy vëllezër, thonë se Komuna nuk po i ndihmon

Dy vëllezër nga Gjakova tash e tre vite jetojnë në veturë para objektit të Komunës së Gjakovës. Njëri nga vëllezërit ka treguar për lajmi.net për vështirësitë e mëdha me të cilat ballafaqohen për këtë arsye. “Puna ka ardh se ne e kemi pas blerë një banesë, po marrëveshja nuk u zbatu qysh e kemi bë…

Lajme

10/10/2024 14:25

Dy vëllezër nga Gjakova tash e tre vite jetojnë në veturë para objektit të Komunës së Gjakovës.

Njëri nga vëllezërit ka treguar për lajmi.net për vështirësitë e mëdha me të cilat ballafaqohen për këtë arsye.

“Puna ka ardh se ne e kemi pas blerë një banesë, po marrëveshja nuk u zbatu qysh e kemi bë me atë shitësin edhe na ka dal problemi me të e njëherë Gjykata ka vendos që me e lëshu ne atë banesë edhe jemi detyru me e lëshu. Nuk kemi pas mundësi njëherë me bë zgjidhje tjetër sepse kemi stagnu në çdo aspekt të jetës si me punë si me banim edhe megjithëse rasti i asaj banesës që e kemi ble ne është në procedurë në Prokurorinë Speciale të Prishtinës, është aty ankesa që e kemi bë”, ka thënë ai për lajmi.net.

I njëjti ka treguar se kanë kërkuar ndihmë edhe nga Komuna e Gjakovës por që të njëjtit nuk i kanë ndihmuar pasi që sipas tij gjithmonë kanë gjetur arsye.

“Jo nuk ka mjete për qira, jo nuk ka banesa të lira, arsyetime të rrejshme prej Drejtorisë për Mirëqenie Sociale e deri te kryetari që ka thënë në mënyrë publike kishe na ka bërë zgjidhje e na ka gjet banesë”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/ 

Video: