Tare nuk e merr punën tek Milano

Legjenda shqiptare e futbollit, Igli Tare, duket se nuk do ta pranojë punën tek Milano.

Sport

09/06/2019 11:17

Tare, i cili aktualisht bën punën e drejtorit sportiv tek Lazio, është pëlqyer shumë nga skuadra e Milanos, të cilët kanë kontaktuar shqiptarin.

Por, duket se transferimi i Tares tek ‘Rosonerët’ nuk do të bëhet, pas lëvizjeve të fundit nga presidenti i romakëve.

Claudio Lotito ka bllokuar gjithçka, duke i ofruar ish sulmuesit të Shqipërisë një rritje në pagë si dhe vazhdim kontrate, transmeton lajmi.net.

45 vjeçari nga Shqipëria mund të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023 me Lazio, pas ofertës së ardhur nga Lotito. /Lajmi.net/