Tare komenton interesimin e Milanos për të: Gjithçka mund të ndodh

Skuadra e madhe Italiane, Milan, është duke u interesuar për legjendën e kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Sport

06/06/2019 22:14

Tare i cili aktualisht ushtron pozitën e drejtorit sportiv tek Lazio ka bërë disa lëvizje të mira ndër vite, duke afruar talentë të mirë tek Lazio, si dhe duke siguruar të ardhura të mira me shitjet.

Së fundmi është raportuar se është skuadra e Milanos ajo që po interesohet për shërbimet e shqiptarit, dhe këtë interesim ish sulmuesi e sheh si shumë pozitiv.

“Interesimi nga Milano  është pozitiv. Duhet të di se si ta përballojë këtë mbi të gjitha. Jam në një skuadër të madhe” ka thënë fillimisht Tare, transmeton lajmi.net.

“Sa për nesër, nuk mund ta parashikojë këtë. Lazio është skuadër e madhe, por në aspektin profesional, gjithçka mund të ndodh në botën tonë” ka thënë tutje ish sulmuesi i kombëtares ‘Kuq e zi’.

Milan janë të vendosur që pas Gattusos të zëvendësojnë edhe Leonardon, dhe Tare shihet si ideali për pozitën e drejtorit sportiv. /Lajmi.net/