Tare gjen trajnerin e ri të Interit (FOTO)
Igli Tare ka këshilluar Interin që ta emërojë Stefano Piolin në postin e trajnerit.

Sport
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare beson se Inter do të bënte një zgjedhje të mirë me emërimin e Stefano Piolit në postin e trajnerit.
Pioli është kandidat i “Nerazzurrëve” për pasardhës të Frank de Boer.
Dhe, Tare beson se Pioli do të ishte një vendim i mirë për klubin rival nga Serie A.
“E kam përcjell ngjarjen, Pioli për mua është një prej trajnerëve më të mirë italian, një prej më të mirëve me të cilët kam punuar në Lazio”, deklaroi Tare për “Sport Mediaset” përcjell “Lajmi.net”.
“Ka përvojën e duhur dhe të gjitha kualitetet e nevojshme për ta drejtuar Interin. Me të do të bënin një zgjedhje të duhur”, u shpreh ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare.