Kosova për 3 vota nuk arrin të pranohet në UNESCO

(E plotësuar) Nga 142 shtete që votuan, 92 votuan pro Kosovës, 50 kundër, dhe 29 abstenime. Kosova nuk arriti të bëhet anëtare e UNESCO-s vetëm për 3 vota. Në këtë kombinacion do t’i duheshin 95 vota.

Lajme

09/11/2015 13:13

Kosovës që të pranohej në UNESCO do të duhej të merrte 2/3 e votave të të gjitha atyre vendeve që votuan pro dhe kundër. Abstenimet në këtë rast nuk llogariten.

_____________________

(E plotësuar) Derisa po vazhdon votimi në Paris për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, deri tani 32 vende anëtare kanë votuar pro Kosovës ndërsa 22 kundër, dhe 11 abstenime.

_____________________________

Kosova pranohet në UNESCO vetëm nëse arrin t’i marrë 2/3 e të gjitha votave që do të hidhen pro dhe kundër, ndërsa abstenimet dalin nga llogaritja.

___________________________
Vendet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, kanë filluar të hedhin votat e tyre në procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Kosovës i duhen dy të tretat e votave të vendeve anëtare.