Tani Allegri, më vonë Seedorf

Qëndrimi i Massimiliano Allegrit në bankinën e Milanit varet edhe nga Clarence Seedorf. Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, mesfushori holandez – ende futbollist aktiv, anëtar i skuadrës braziliane Botafogo – ka preferuar t’i shmanget marrjes së drejtimit të ish skuadrës së tij gjatë këtij sezoni, duke e detyruar klubin ta konfirmojë në…

Sport

16/11/2013 15:05

Qëndrimi i Massimiliano Allegrit në bankinën e Milanit varet edhe nga Clarence Seedorf.

Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, mesfushori holandez – ende futbollist aktiv, anëtar i skuadrës braziliane Botafogo – ka preferuar t’i shmanget marrjes së drejtimit të ish skuadrës së tij gjatë këtij sezoni, duke e detyruar klubin ta konfirmojë në detyrë Allegrin, pavarësisht rezultateve negative.

Megjithatë, kontrata e Allegrit me gjigantin nga San Siro do të skadojë në fund të sezonit, njësoj sikurse marrëveshja e Seedorfit me Botafogon.

Dhe, pikërisht atëherë besohet se do të ndodhin ndryshime në stafin teknik të Rossonerëve ku Allegri do t’ia lë vendin e tij Seedorfit, i cili do ta përfundojë karrierën si futbollist për ta nisur atë të rejën si trajner.