Taluant Balla takohet me Richard Grenellin: Mirënjohje për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK-së

I dërguari Special i Presidentit Amerikan, Donald Trump për Misionet e Speciale të SHBA-së, Richard Grenell, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili është takuar në diplomatin amerikan në kuadër të Konferencës…

Lajme

13/02/2026 14:27

I dërguari Special i Presidentit Amerikan, Donald Trump për Misionet e Speciale të SHBA-së, Richard Grenell, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili është takuar në diplomatin amerikan në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shprehur mirënjohje për qëndrimet e diplomatit amerikan.

“Konferenca e Sigurisë Mynih📍🇦🇱🤝🇺🇸 Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të inicijuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë. Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK”, ka shkruar Balla.