Talenti i Real Madrid, Vinicius Junior, shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë
Talenti Vinicius Junior u transferua te Real Madrid këtë afat kalimtar nga Flamengo për 45 milionë euro.

Sport
Pasi që braziliani është 18-vjeçar, drejtuesit e klubit kanë vendosur që për momentin ai të luajë për Real Madrid Castillan.
Ai po shkëlqen me formën e tij me skuadrën e dytë të madrilenëve.
Viniciusi ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë sot kundër Unionistas CF.
Braziliani i talentuar në tre paraqitje deri më tani i ka shënuar tre gola, duke e llogaritur edhe këtë të sotmin.