Taksistit në Prishtinë ia vjedhin 132 euro dhe dy telefona
Një taksistit i janë vjedhur nën kërcënimin e armës 132 euro dhe dy telefona mobil.
Lajme
Rasti ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës, shkruan lajmi.net.
Bazuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se tre persona i kanë hipur në veturë dhe pasi i kanë vjedhur paratë, janë larguar në drejtim të panjohur.
Njoftimi i plotë nga policia:
ARMËMBAJTJE PA LEJE & VJEDHJE E RËNDË /Fsh. Keqekollë, Prishtinë 01.05.2022 – 02:20. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie taksistësh ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë hipur në veturë (taxi) dhe me forcë dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë 132 € para të gatshme dhe dy telefona mobil. Të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/