Takohen Maqedonci e Rudolph, flasin për sigurinë e sfidat
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në këtë takim Maqedonci dhe Rudolph kanë diskutuar për situatën e sigurisë. “Në këtë takim diskutuam mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa…
Lajme
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Në këtë takim Maqedonci dhe Rudolph kanë diskutuar për situatën e sigurisë.
“Në këtë takim diskutuam mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së”, ka bërë të ditur Maqedonci.
Maqedonci thotë se diplomatit gjerman i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që shteti që ai përfaqëson i ka dhënë Kosovës.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka thënë Maqedonci.