Takohen liderët opozitarë
Liderët e partive opozitare, prej orës 18:00 janë mbledhur në selinë e Nismës për Kosovë për të diskutuar për hapat e mëtejshëm.

Lajme
Këtë takim e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi.
Ai tha se liderët opozitar, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të diskutojnë për hapat e mëtejmë të opozitës.
Sot, Policia e Kosovës ka arrestuar tre deputetë opozitarë. Ismajl Kurteshi dhe Haxhi Shala janë arrestuar pasi hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, ndërkaq Fisnik Ismailit iu gjetën dy bombola gazi./lajmi.net