Takohen liderët kryesor për të nxjerrë Maqedoninë nga kriza
Situata e tensionuar politike mbledh sërish në tryezën e negociatave katër liderët e partive kryesore në Maqedoni.

Lajme
Ky takim ndërmjetësohet nga ambasadori amerikan në Shkup Xhes Baily dhe ai i BE-së Orav. Në këto bisedime, sikurse ndodhi dhe javën e kaluar, janë të pranishëm kryeministri Gruevski, lideri i opozitës Zaev, dhe krerët e dy partive shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.
Kjo tryezë i paraprin bisedimeve që Gruevski e Zaev do të mbajnë në Strasburg nën ndërmjetësimin e tre eurodeputetëve. Në një kohë që situata bëhet gjithnjë e më e tensionuar për shkak të skandalit të përgjimeve por dhe rastit të Kumanovës, dy kampet politike maqedonase vazhdojnë në qëndrimet e tyre.
Nga njëra ane opozita kërkon dorëheqjen e Gruevskit dhe formimin e qeverisë së përkohshme dhe nga ana tjetër qëndron kreu i qeverisë i cili refuzon kategorikisht këto opsione.