Takohen Behgjet Pacolli, Ilir Deda e Mimoza Kusari – a do t’i bashkohen PAN-it? (Foto)

Derisa vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale për shkak të moskonstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, sytë e opinionit janë drejtuar kah Behgjet Pacolli dhe tre deputetët tjerë të AKR-së.

Lajme

25/08/2017 12:58

Pacolli i cili në disa raste ka thënë se nuk do të jetë bllokues, i ka dhënë edhe një ultimatum LDK-së dhe VV-së që të arrijnë një marrëveshje, në të kundërtën do të kalojë në krah të PAN-it.

Mirëpo, në koalicionin LAA janë edhe dy deputetë të Alternativës, themeluesit e saj, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila.

Lajmi.net ka siguruar një fotografi ku shihen bashkë Behgjet Pacolli, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari, në një lokal të Prishtinës.

Nuk dihet për çka kanë biseduar, por ka mundësi që edhe Ilir Deda e Mimoza Kusari bashkë me katër deputetë të AKR-së të bëhen pjesë e PAN-it, thonë burime të lajmi.net.

Sipas të gjitha gjasave, seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 7 shtator, dhe se në të pritet përfundimisht të qartësohen gjërat edhe rreth PAN-it edhe rreth LDK-së e Vetëvendosjes. /Lajmi.net/