Takimi Rubio – Gjuriq, Zogaj tallet me Qeverinë: Kosova është e zënë pak me 2 ura, tani ndoshta gjen kohë për Rubion
Analisti Petrit Zohaj ka komentuar takimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, me Sekretari amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ai ka ironizuar me projektet me të cilat po merret qeveria Kurti. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se derisa diplomacia serbe po realizon takime të rëndësishme, Kosova po…

Lajme
Analisti Petrit Zohaj ka komentuar takimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, me Sekretari amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Ai ka ironizuar me projektet me të cilat po merret qeveria Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se derisa diplomacia serbe po realizon takime të rëndësishme, Kosova po merret me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër.
“Kosova eshte e zene pak me naj 2 ura, e kur t’i perfundojme ato-zakonisht nuk na zgjasin shume keto projekte ‘kapitale,’ ndoshta gjejme pak kohe me u taku me Rubion”, ka shkruar Zogaj.