Takimi Osmani-Rama: Riafirmohet thellimi i bashkëpunimit vëllazëror mes dy shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në lidhje me këtë takim, Presidencaka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për zhvillimet rajonele. “Në fokus të takimit ishin, para së gjithash, koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në lidhje me këtë takim, Presidencaka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për zhvillimet rajonele.
“Në fokus të takimit ishin, para së gjithash, koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, në funksion të avancimit të interesave të përbashkëta strategjike. Të dy liderët theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm Kosovë–Shqipëri si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe rolin konstruktiv të të dyja shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë paqen dhe bashkëpunimin”, ka njoftuar Presidenca.
Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes, ku është nënvizuar se Ksoova dhe Shqipëria janë të nderuruara me ftesën për të marrë pjesë aty.
“Presidentja Osmani dhe Kryeministri Rama riafirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy shteteve, duke vënë theksin në partneritetin ekonomik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e mundësive konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në afrimin dhe mirëqenien e qytetarëve të të dy vendeve. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani përgëzoi Kryeministrin Rama për progresin në rrugën drejt Bashkimi Evropian, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të angazhimit të qartë evropian të Shqipërisë dhe si një zhvillim që forcon perspektivën evropiane të gjithë rajonit”, ka njoftuar Presidenca.
Në përmbyllje të takimit, Kryeministri Rama e ka uruar Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke rikonfirmuar mbështetjen e plotë dhe të palëkundur të Republikës së Shqipërisë për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike. /Lajmi.net/