Takimi në Dragobil me Thaçin, Prokurori pyet Hillin nëse ishte ndier “në praninë e një vrasësi” – Dëshmitari e mohon

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, po dëshmon në ditën e dytë me radhë, ish ambasadori amerikan, Christopher Hill. Ai po iu përgjigjet pyetjeve të shtruara nga Prokurori James Pach, në lidhje me takimin e mbajtur më 29 korrik 1998 në Likoc të Drenicës. Në një libër të Nuhi Bytyqit që citohet nga prokurori Pach,…

Lajme

11/11/2025 13:15

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, po dëshmon në ditën e dytë me radhë, ish ambasadori amerikan, Christopher Hill.

Ai po iu përgjigjet pyetjeve të shtruara nga Prokurori James Pach, në lidhje me takimin e mbajtur më 29 korrik 1998 në Likoc të Drenicës.

Në një libër të Nuhi Bytyqit që citohet nga prokurori Pach, thuhet se “ambasadori amerikan në Shkup, Hill, shoqërohej nga përfaqësuesit e zyrës Amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow. Aty mori pjesë, Rexhep Selimi drejtor i Drejtorisë Operative të UÇK-së, Sylejman Selimi komandanti i zonës operative të Drenicës, Beslim Zyrapi zëvendës shefi i Drejtorisë Operative të UÇK-së, Sami Lushtaku zëvendëskomandanti i zonës operative të Drenicës dhe Shaban Shala anëtarë i zonës operative të Drenicës. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi nuk kanë qenë të pranishëm aty. Me ambasadorin Hill nga Prishtina kishin ardhur edhe Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Blerim Shala dhe Veton Surroi”.

Hill ka thënë se nuk i kujtohen këta pjesëmarrës përveç Rexhep Selimit, ndërsa ka shtuar se Tina Kaidanow punonte për të dhe nuk ka qenë përfaqësuese e zyrës së SHBA-së në Kosovë.

“Përveç Selimit ka pas edhe persona të tjerë, por nuk jam prezantuar as nuk kam folur me ta”, ka thënë Hill.

Ai tha se nuk i kujtohet nëse është takuar me përfaqësues të tjerë të UÇK-së pas këtij takimi në Likoc, dhe gjithashtu nuk i takohej takime të mëparshme me Thaçin përveç atij në Dragobil në nëntor të viti 1998.

“Jo nuk më kujtohet të kem pasur takim të drejtpërdrejtë me të, por më kujtohet që njerëzit e përmendnin si person që unë duhej të takohesha. Dua të përsëris që interesi im ishte që të takohesha me persona që e mbështesnin dokumentin tonë”, ka thënë Hill.

Ai në një intervistë për Blerim Shalën, kishte deklaruar se në këtë takim në Dragobil, ishte një person që donte të merrte armën me vete në takim, e Pach sot e pyeti nëse ky ishte Hashim Thaço.

“Personi që donte të merrte armën me vete në takim nuk dukej të ishte person i lartë në hierarki, por mund të shihja se ai nuk ishte thjeshtë një badigard, një rojë, por nuk kishte askush tjetër armë brenda shtëpisë”, ka thënë Hill.

Ai u pyet nëse në praninë e Thaçit u ndie si në praninë e “një vrasësi”

“Jo, kam thënë që nuk isha në praninë e një vrasësi”, tha Hill. /Lajmi.net/