Takimi me Presidenten, Haradinaj: Unë angazhohem për Qeverinë e opozitës, por edhe një Qeveri kalimtare e shqyrtojmë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pas dështimit të seancës së 16-të të Kuvendit të Kosovës. Ai ka folur për media në lidhje me takimin që do ta mbajnë sot krerët e partive politike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Haradinaj ka thënë se angazhohet për një Qeveri të opozitës por do ta shqyrtonte…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pas dështimit të seancës së 16-të të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka folur për media në lidhje me takimin që do ta mbajnë sot krerët e partive politike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Haradinaj ka thënë se angazhohet për një Qeveri të opozitës por do ta shqyrtonte edhe një Qeveri kalimtare, shkruan lajmi.net.
“Mirë që po ndodhë një komunikim i parë. Unë angazhohem për qeverinë e opozitës. Nëse gjendet një zgjidhje e një qeveria kalimtare, edhe atë e shqyrtojmë. Ne ju kemi drejtuar edhe Kushtetueses dhe kemi kërkuar vlerësimin e kushtetueshmërisë së procedurës të deritanishme në kuvend. Gjykata mund të zgjidhë ngërçin dhe të vendosë një normë të përhershme. Ai që e kandidon një kandidat, ai është edhe përgjegjës me i gjet votat”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/