Takimi me Osmanin e vizita tek KFOR-i, ministri gjerman: Progresi në dialogun me Serbinë, çelësi për rrugën e Kosovës përpara

Sot, në Kosovë ka qëndruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul. Në këtë vizitë, ai është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin si dhe ka vizituar trupat e Gjermanisë të KFOR-it. Ai ka thënë se KFOR-i gjerman nënvizon rëndësinë që Gjermania i kushton stabilitetit të Kosovës, shkruan lajmi.net. “Progresi në dialogun e udhëhequr nga…

Lajme

18/11/2025 20:14

Sot, në Kosovë ka qëndruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.

Në këtë vizitë, ai është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin si dhe ka vizituar trupat e Gjermanisë të KFOR-it.

Ai ka thënë se KFOR-i gjerman nënvizon rëndësinë që Gjermania i kushton stabilitetit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Progresi në dialogun e udhëhequr nga BE-ja me Serbinë është çelësi për normalizimin e qëndrueshëm – dhe rrugën e Kosovës përpara. Gjermania mbetet një partnere e ngushtë”, ka shkruar Wadephul në rrjetin social “X”. /Lajmi.net/