Takimi me Donald Trump, Basha: Është burim frymëzimi për ne
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral me banorë të Beratit. Basha komentoi edhe takimin me presidentin amerikan Donald Trump pak ditë më parë.

Lajme
Ai tha se presidenti amerikan është burim frymëzimi për kauzën e PD.
“Edhe ky burrë (tregon foton me Trump) e nisi rrugën e tij kundër establishmentit poltik. Trump është burim frymëzimi për ne. Takimi me Trump ishte një nder dhe privilegj. Rama refuzon debatin, pasi ndryshe nga unë që vij me një plan ekonomik me ekspertët më të mirë, ai nuk ka program. Rama premtoi 300 mijë vende pune, por i çoi refugjatë”- tha Basha.