​Takimi Kurti-Krasniqi, deputeti i PDK-së: Ne nuk jemi armiq për të mos pasur takime, mirëpo kemi qëndrimin tonë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka arsyetuar përgjigjen pozitive të kryetarit të partisë, Memli Krasniqi me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Për takimin i cili ende po vazhdon, Hasani ka thënë se ne nuk jemi armiq për të mos pasur takime, mirëpo PDK-ja ka qëndrimin e vet. PDK-ja, gjashtë herë radhazi ka votuar kundër propozimit…

Lajme

01/05/2025 10:05

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka arsyetuar përgjigjen pozitive të kryetarit të partisë, Memli Krasniqi me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Për takimin i cili ende po vazhdon, Hasani ka thënë se ne nuk jemi armiq për të mos pasur takime, mirëpo PDK-ja ka qëndrimin e vet.

PDK-ja, gjashtë herë radhazi ka votuar kundër propozimit të LVV-së për kryetar të Kuvendit, i cili do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit dhe rrjedhës së afatit për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Ne nuk jemi armiq për mos me u taku, mirëpo kemi qëndrimin tonë”, tha ai.

Albulena Haxhiu, si e nominuar e LVV-së për kryeparlamentare në gjashtë votime nuk ka mundur të merr 61 vota për t’u zgjedhur në atë post.