Takimi Kurti – Hamza, Çitaku: Ftesën e ka bërë kryeministri në detyrë, nuk u diskutua për koalicione
Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se në takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza nuk u diskutua për koalicionet dhe për problemet në nivel qendror. Çitaku bëri të ditur se temë diskutimi ishte bashkëpunimi ndërkomunal. Çitaku tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk i…

Lajme
Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se në takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza nuk u diskutua për koalicionet dhe për problemet në nivel qendror.
Çitaku bëri të ditur se temë diskutimi ishte bashkëpunimi ndërkomunal.
Çitaku tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk i ka ikur asnjëherë asnjë takimi, pasi tha se e respektojnë votuesin e oponentëve.
Takimi ka ardhur si kërkesë e zotit Kurti, drejtuar kryetarit të Mitrovicës, z. Bedri Hamza. Një takim i tillë, atëherë kur ka pasë funksion të plotë dhe kryetarëve të komunave do të duhej të kishte ndodhur shumë më herët, dhe është i tërë takimi dhe e them me informata nga dora e parë, nuk është diskutuar as për koalicione as për probleme dhe sfida të mëdha që i kemi në nivel qendror. Ka pasur më shumë të bëj me bashkëpunimin ndërkomunal”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv
Nënkryetarja e PDK-së ndër tjerash tha se diskursi politik i tanishëm në Kosovë është “falë investimit të eksponentëve të LVV”.
“Është shumë e saktë, diskursi publik kosovarë është tej mase i ngarkuar me toksicitet, është jashtëzakonisht i polarizuar, dhe kundërshtarët politik nuk shihen si oponent në garë por si armiq që duhet shkatërruar e rrënuar e jo duhet mundur në zgjedhje. E ky diskurs ka ardhur në shprehje falë një investimi të madh dhe afatgjatë të eksponentëve të LVV. Një takim që do të duhej të ishte normal”.