Takimi i thirrur nga presidentja – Abdixhiku: Data e zgjedhjeve lokale do të jetë temë diskutimi
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një prononcim të shkurtër për media ka folur në lidhje për takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani. Abdixhiku tha se takimi do jetë për të caktuar datën për zgjedhjet lokale, shkruan lajmi.net “Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale, kjo është tema e diskutimit sot. Jo, për zgjedhjet…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një prononcim të shkurtër për media ka folur në lidhje për takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
Abdixhiku tha se takimi do jetë për të caktuar datën për zgjedhjet lokale, shkruan lajmi.net
“Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale, kjo është tema e diskutimit sot. Jo, për zgjedhjet lokale do të jetë.”, tha i pari i LDK-së.
Osmani ka thirrur liderët e partive politike në takim për të folur në lidhje me datën për zgjedhjet lokale, që do mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Partitë politike tashmë kanë filluar prezantimin e kandidatëve nëpër komuna./lajmi.net/
