Takimi i shumëpërfolur i Kurtit me Sullivan, ambasadori amerikan përkujton se Biden pati takim me Thaçin në të njëjtën zyrë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se pjesa ku është takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me këshilltarin për siguri nacionale të Administratës Biden, Jake Sullivan, është ndër pjesët më të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme

31/05/2022 12:44

Hoveiner këtë deklarim e ka bërë në rrjetin social ‘Twitter’, duke thënë se në ndërtesën e Zyrës Ekzekutive së Eisenhower në kuadër të Shtëpisë së Bardhë ishte takuar edhe presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan lajmi.net.

“U befasova kur pashë histori të pasakta dhe mashtruese në shtyp lidhur me vendndodhjen e takimit të kryeministrit Albin Kurti në nivel kabineti me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Bidenit, Jake Sullivan”, ka shkruar ndër të tjera ai.

“Ndërtesa e Zyrës Ekzekutive Eisenhower (https://bit.ly/3t6nFDk) është pjesë e Shtëpisë së Bardhë. Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje”, shton ai.

“Ja  një shembull: në vitin 2010, unë isha i pranishëm në një takim mes zëvendëspresidentit të atëhershëm Biden dhe kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi në ndërtesën e Zyrës Ekzekutive të Eisenhower”, përfundon postimi i ambasadorit amerikan. /Lajmi.net/