Takimi i radhës në Bruksel, më 13 tetor!

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, në Forumin e pestë të Sigurisë në Beograd, gjatë fjalimit të tij ka treguar datën e takimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

02/10/2015 21:49

“Ne do të vazhdojmë bisedimet me Kosovën më 13 tetor të këtij vitit dhe nuk kam asnjë dilemë se do të kapërcejmë dallimet në mënyrë paqësore”, tha Vuçiq në fjalimin e tij të mbajtur në atë forum.

Vuçiq tha se Serbia do të bëhet fuqia e re ekonomike në Evropë, duke shtuar se deficiti fiskal i Serbisë po ulet afër nivelit të Maastricht, që do të thotë shumë për Serbinë, regjionin dhe integrimin evropian.