Takimi i parë nuk shkoi mirë, Messi refuzon ofertën nga Paris Saint-Germain!

Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain janë duke biseduar për vazhdimin e kontratës edhe për dy sezone tjera. Yllit argjentinas dhe fituesit të Kupës së Botës me PSG-në kontrata i skadon në qershor të këtij viti, shkruan Lajmi.net Mediat e huaja raportojnë se babai i Messit është takuar sot me drejtuesit e kampionit francez, por që…

Sport

15/02/2023 23:35

Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain janë duke biseduar për vazhdimin e kontratës edhe për dy sezone tjera.

Yllit argjentinas dhe fituesit të Kupës së Botës me PSG-në kontrata i skadon në qershor të këtij viti, shkruan Lajmi.net

Mediat e huaja raportojnë se babai i Messit është takuar sot me drejtuesit e kampionit francez, por që nuk kanë arritur të dakordohen. Andaj takimi i parë po llogaritet si pa zgjidhje.

Nuk dihet se çfarë ofrete është duke propozuar Lionel Messi, por duket se një arritje e marrëveshjes mund të jetë tejet e vështirë – sidomos nëse PSG-ja eliminohet qysh në fazën e 1/16 së finales nga Liga e Kampionëve.