Takimi i 17 shtatorit, Bislimi konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës në Bruksel thotë se Serbia e refuzoi takimin trepalësh

Besnik Bislimi, kryenegociatori kosovar në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, ka konfirmuar se një takim është caktuar mes dy delegacioneve për të martën e ardhshme (17 shtator). Mediat në Serbi sot gjatë ditës raportuan për këtë takim, por akuzuan palën kosovare se ka refuzuar takimin trepalësh. Derisa Bislimi përmes një postimi në rrjetin e tij social…

Lajme

13/09/2024 16:01

Besnik Bislimi, kryenegociatori kosovar në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, ka konfirmuar se një takim është caktuar mes dy delegacioneve për të martën e ardhshme (17 shtator).

Mediat në Serbi sot gjatë ditës raportuan për këtë takim, por akuzuan palën kosovare se ka refuzuar takimin trepalësh.

Derisa Bislimi përmes një postimi në rrjetin e tij social në “X”, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim të vendosur në datë 17 shtator.

Sipas tij ka qenë pala serbe ajo që e ka refuzuar takimin duke u përpjekur të imponojë pika të rendit për konsum të brendshëm politik.

“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosura për 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh sipas agjendës së caktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një takim të tillë duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës kryesisht për konsum politik të brendshëm”, ka shkruar Bislimi. /Lajmi.net/