Takimi Ajeti-Scholz: Gjermania një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, sot gjatë ditës është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Ajeti njoftimin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Ai ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me Scholz, të cilin e falënderoi për mbështetjen ndaj Kosovës. “Ishte një kënaqësi e…

Lajme

12/09/2024 18:19

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, sot gjatë ditës është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ajeti njoftimin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me Scholz, të cilin e falënderoi për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja kancelarin Olaf Scholz gjatë pritjes së organizuar për Korin Diplomatik”.

“Faleminderit për angazhimin e gjithanshëm dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë – një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë”, ka shkruar Ajeti.