Takimet e Osmanit u interpretuan si parafushtë, Kupina: Qëllimi është falënderimi dhe dëgjimi i tyre

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditëve të fundit ka intensifikuar takimet me qytetarë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Këto vizita sipas disa analistëve janë parë si parafushatë e presidentes për zgjedhjet e ardhshme. Por, këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina në një përgjigje për RTV21 tha se takimet e tilla kanë karakter falënderues…

Lajme

23/03/2026 13:23

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditëve të fundit ka intensifikuar takimet me qytetarë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Këto vizita sipas disa analistëve janë parë si parafushatë e presidentes për zgjedhjet e ardhshme.

Por, këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina në një përgjigje për RTV21 tha se takimet e tilla kanë karakter falënderues për qytetarët që e kanë përkrahur presidenten.

‘’Presidentja Osmani është takuar vazhdimisht me qytetarë përgjatë këtyre 5 viteve dhe të njëjtën e bën edhe tani për t’i falënderuar ata për përkrahjen dhe për t’i dëgjuar për tema që qytetarët i vlerësojnë të jenë me interes publik.”, tha Kupina.