Takimet e Hamzës me kryeministrin, Deliu: S’kemi kërkuar hise në pushtetin e Kurtit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka folur në lidhje me takimet e Bedri Hamzës me Albin Kurtin. Ajo u shpreh se kryetari i partisë nuk është ulur asnjëherë në tavolinë për të kërkuar hise në pushtet. “z.Hamza asnjëherë nuk është ulur në tavolinë për të kërkuar hise në pushtet. Ne nuk kemi…

Lajme

01/04/2026 19:11

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka folur në lidhje me takimet e Bedri Hamzës me Albin Kurtin.

Ajo u shpreh se kryetari i partisë nuk është ulur asnjëherë në tavolinë për të kërkuar hise në pushtet.

“z.Hamza asnjëherë nuk është ulur në tavolinë për të kërkuar hise në pushtet. Ne nuk kemi kërkuar hise në pushtetin e Albin Kurtit. Janë shumë çështje që Partinë Demokratike të Kosovës e ndajnë me të”.

“Kemi konsideruar, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën që Presidenti është zgjedhur me marrëveshje politike, të ulemi. Ne nuk jemi inatçor që ta kolapsojmë një shtet për raportet tona me Albin Kurtin”, u shpreh ajo në KlanKosova.