Takim në Prokurori: KFOR-i dhe Kryeprokurori diskutojnë bashkëpunim të avancuar
Në ambientet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kryeprokurori Zejnullah Gashi ka pritur përfaqësues të KFOR-it Amerikan, duke përfshirë Majorin Hector L. Zayas, Kryesues i Zyrës Ligjore në Kampin Bondstill, Kapitenin Adam M. Curfman, Avokat Ushtarak, si dhe Specialistin Daniel J. Allen, asistent ligjor ushtarak. Gjatë takimit, Kryeprokurori Gashi uroi mirëseardhjen dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin…
Lajme
Në ambientet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kryeprokurori Zejnullah Gashi ka pritur përfaqësues të KFOR-it Amerikan, duke përfshirë Majorin Hector L. Zayas, Kryesues i Zyrës Ligjore në Kampin Bondstill, Kapitenin Adam M. Curfman, Avokat Ushtarak, si dhe Specialistin Daniel J. Allen, asistent ligjor ushtarak.
Gjatë takimit, Kryeprokurori Gashi uroi mirëseardhjen dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deri tani, duke theksuar gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e këmbimit të praktikave institucionale. Ai gjithashtu prezantoi strukturën dhe aktivitetin e prokurorisë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe ofruan mbështetje për punën e prokurorisë në përgjithësi.
Takimi përfundoi me falënderimet e Kryeprokurorit Gashi, i cili riafirmoi përkushtimin e Prokurorisë Themelore për të mbajtur një dialog të hapur dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerët, veçanërisht ata ndërkombëtarë. /Lajmi.net/