Takim miqësor midis Jahjagës e Grabar-Kitaroviq

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, u takua me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic.

Lajme

02/10/2015 19:25

Gjatë këtij takimi ato biseduan për bashkëpunimin ndërmjet  dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe intensifikimin e bashkërendimit ndërmjet institucioneve të dyja vendeve, raporton lajmi.net.

 

“Takim i shkëlqyeshëm dhe miqësor me Presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq në margjinat e takimit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork”, thuhet në postimin e Presidentes në Facebook./lajmi.net.