Tahiri udhëton sot në Bruksel
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel për takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Lajme
Përmes një komunikate për media, njoftohet se qëllimi i vizitës është vlerësimi dy palësh i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, si dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivelin të kryeministrave të dy shteteve, Kosovës e Serbisë, dhe përfaqësueses së lart të BE-së, Federica Mogherini.
“Ministrja Tahiri në këto takime do të angazhohet për përshpejtimin e zbatimit të plotë dhe cilësor dhe marrëveshjeve të Brukselit dhe do të potencojë se roli i Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi”, thuhet në komunikatë, transmeton KosovaPress.