Tahiri tregon se cilat kategori i fitojnë nga 300 euro

Komuna e Vushtrrisë sot ka marrë vendim për qytetarët e prekur nga koronavirusi të cilët do të mund të përfitojnë deri në 300 euro ndihmë.

Lajme

07/12/2020 15:01

Gjatë së hënës, Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që të përkrah financiarisht personat e kësaj komune të cilët janë prekur me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Kjo përkrahje financiare do të jetë nga 150 deri në 300 euro.

E i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka treguar në detaje se kush mund të përfitojë nga ky vendim.

Sipas Tahirit, përfitues të kësaj përkrahje financiare do të jenë të gjitha familjet me asistencë sociale, familjet që nuk kanë të ardhura dhe familjet që kanë më pak se 350 euro të hyra mujore.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Në kuadër të zbutjes së ndikimit të pandemisë Covid 19, Kuvendi i Komunës sot ka aprovuar Vendimin për përkrahje financiare 150-300 Euro, për të prekurit me Covid 19 në qytetin e Vushtrrisë.

Nga ky vendim përfitojnë vetëm:

-familjet me asistencë sociale,

– familjet që nuk kanë të ardhura dhe

– familjet që kanë më pak se 350€ të hyra mujore.

Shumë e përkrahjes nga Komuna, kategoria subvencione, është 150-300€.

Një komision i formuar nga Kuvendi do të bëjë vlerësimin e secilit rast për qëllim të rritjes së transparencës.

Aplikimi mund të bëhet gjatë gjithë vitit 2021 dhe vendimi do të përfshijë periudhën nga fillimi I pandemisë deri në përfundimin e sajë. /Lajmi.net/

Në kuadër të zbutjes së ndikimit të pandemisë Covid 19, Kuvendi i Komunës sot ka aprovuar Vendimin për përkrahje…

Posted by Xhafer Tahiri on E hënë, 7 Dhjetor 2020