Tahiri thotë se Kurti e ndau me qëllim votimin për nënkryetarët e pakicave: S’i ka numrat për qeveri, do rast të ri në Gjykatë Kushtetuese

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, është deklaruar për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. Ai konsideron se Kurti e ndau qëllimshëm votimin për nënkryetarët e pakicave, për të krijuar rast të ri në Kushtetuese, sepse sipas tij “nuk i ka numrat për qeverinë e re”. Tahiri shtoi…

Lajme

26/08/2025 22:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, është deklaruar për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Ai konsideron se Kurti e ndau qëllimshëm votimin për nënkryetarët e pakicave, për të krijuar rast të ri në Kushtetuese, sepse sipas tij “nuk i ka numrat për qeverinë e re”.

Tahiri shtoi se kjo i ka leverdisë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sepse ai është i interesuar të ketë edhe ndonjë rast të ri për Gjykatën Kushtetuese, që të zvarrisë edhe më tej krijimin e institucioneve të vendit, sepse, sipas tij, ai nuk i ka numrat për qeverinë.

“Pse iu deshtë që të ndajë votimin te minoritetet, sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe nuk e dëshiron pataten e nxehtë në duart e tij, sepse kriza reale është nëse mund ta krijojë Kurti qeverinë,” tha Tahiri në RTK Prime.